Një raport ka zbuluar se mashtruesit po imitojnë Microsoft më shumë se asnjë kompani tjetër për të përfituar nga viktimat e tyre.
Që një sulm phishing të funksionojë, një haker duhet të shtiret si një person apo kompani e profilit të lartë nëse dëshiron të bindë viktimën për dorëzimin e detajeve.
Një raport ka zbuluar se mashtruesit po imitojnë Microsoft më shumë se asnjë kompani tjetër për të përfituar nga viktimat e tyre.
Lajmi erdhi nga firma e sigurisë kibernetike Check Point. Kompania bëri një anketë për të parë se cilat janë kompanitë që imitohen më së shumti në sulmet phishing.
Në tre mujorin e tretë të 2020-ës ishte Microsoft ku në 19% të rasteve me sulme phishing shfaqej emri i kompanisë. Kjo e vendos Microsoft në vendin e parë nga vendi i 5-të që ishte në tre mujorin e dytë të 2020-ës.
Në vendin e dytë ishte gjiganti i logjistikës DHL me 9% të rasteve, ndjekur nga Google me 9%, PayPal me 6% dhe Netflix me 6%.