Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Kryeministri Edi Rama, tha se do të miratoheshin disa projektvendime, si fillim pensionet për personat e dëmtuar nga tërmeti, buxheti shtetit si dhe marrëveshja me Francën, në mënyrë që në Shqipëri të themelohet dhe të ushtrojë aktivitetin Agjencia Franceze e Zhvillimit. Në lidhje me pensionet, Rama bëri publike listën e plotë të emrave që do të përfitojnë nga pensioni special si më poshtë:

  • Lindita Cara
  • Albert Cara
  • Aleks Çupi
  • Albert Lala
  • Denisa Greku
  • Marjana Rexhepi
  • Femi Vata
  • Pranvera Qato

Veç kësaj Kryeministri ritheksoi faktin se të gjithë të pastrehët prej tërmetit të 26 nëntorit do të sistemohen maksimalisht deri më 15 dhjetor dhe pas festave të fund vitit do të vendosen në shtëpi me qira të cilat do të mbulohen krejtësisht nga shteti.

Sipas Ramës njësia speciale kundër korrupsionit ka filluar të përgatisë hartën e veprimeve për të identifikuar përgjegjësit për godinat problematike të verifikuara pas tërmetit dhe u kërkoi të gjithë ndërtuesve në qytetin e Durrësit që sot të paraqiten dhe të marrin përsipër të riparojnë të gjitha dëmet e shkaktuara në të kundërt sikurse paralajmëroi dhe ditën e djeshme ata do të dënohen me burg.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Gjatë mbledhjes së mëngjesit të sotëm, Ministri Çuçi tha se të gjitha inspektimet për dëmet e shkaktuara nga tërmeti nga dita e nesërme do të bëhen në kohë reale dhe të dhënat do të transferohen në një data bazë qendror. Kështu çdokush që ka akses mund të shoh sa pallate dhe banesa janë inspektuar.

Një tjetër pikë e rëndësishme e takimit ishte edhe vendosja e buxhetit e cili sipas kryeministrit do të mbajë barrën më të madhe pas tërmetit tragjik. Sot, tha Rama do të zhvillohet një takim ketë një takim me Anila Denaj dhe Arben Ahmetaj për të vendosur piketat për buxhetin që duhet të kalojë në parlament në 5 dhjetor në parim, por me shumë ndryshime nga ai që ishte planifikuar pak javë më parë për shkak të situatës së jashtëzakonshme dhe ndihmës për familjet në nevojë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...