Në mbledhjen e sotme, Qeveria e vendit ka emëruar bordet e përkohshme në ndërmarrjet publike Posta e Kosovës, Trepça dhe Infrakos.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuci, ka bërë prezantimin e anëtarëve të bordeve të përkohshme, duke thënë se ata emërohen pas kalimit të afatit prej 6 muajsh të bordeve të përkohshme.

Në Trepçë, janë votuar Sylejman Hyseni kryesues. Anëtarë: Shyqiri Sadiku, Esat Peci, Safet Sadiku dhe anëtari tjetër vjen nga punëtorët.

Në Postën e Kosovës janë emëruar Leonard Shabani kryesues, anëtarët Fadil Aliu, Elda Maloku dhe Ujkan Kamberi.

Ju pëlqen!

Po ashtu, është bërë edhe emërimi i anëtarëve të Infrakos, me këtë përbërje: Kryesues Brahim Selimaj, anëtarë Sehat Thaçi, Avni Kajdomqaj dhe Sanjja Llozaroviq.

Në këtë mbledhje Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për aprovimin e statuteve të Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, atij të Gjakovës “Fehmi Agani”, të Mitrovicës “Isa Boletini” dhe Universitetit Publik te Shkencave të Aplikuara të Ferizajt.

Qeveria ka marrë vendim me të cilin ndalohet organizimi i punëtorive jashtë Republikës së Kosovës nga të gjitha ministritë, agjencitë ekzekutive dhe njësitë tjera brenda sistemit ministror të Qeverisë së Republikës së Kosovës për te gjitha aktivitetet që ndërlidhen me hartimin, punimin apo diskutimin e dokumenteve qeveritare, përfshirë strategjitë, koncept-dokumentet, aktet normative, dokumentet planifikuese dhe dokumentet e ngjashme.

Në këtë mbledhje të qeverisë, është marrë vendimi për themelimin e Grupit Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.