Ekipi i Kosovës në futboll ka luajtur shkëlqyeshëm. Shumë ekipe të botës luajnë bukur. Por këta çuna janë shqiptarë. Ndaj i dua po sa këta çunat e përfaqësueses tjetër.
Po ja që një analist paska ndryshu flamur për shkak të rezultateve të çunave t’Kosovës. Ama, nuk mjafton një ekip futbolli për me ndryshu flamurin.
Nëpër histori ka patur dhe ekipe të tjerë shqiptarësh për sporte të tjerë. Ekipi i Abdyl Frashërit, ose tërë ekipi i Rilindjes Kombëtare. Mos harroni ekipin e UÇK-së. Eh mor Zot, kjo ishte fitore historike. Dhe kësi fitoresh nuk m’lënë me ndryshu flamur e as destin.
E gjithë këto vite është një ekip besa goxha i sukseshëm: ekipi i Lëvizjes Vetëvendosjes. Dhe ky është i vetmi i dhe i sukseshmi i trojeve. Dhe do të vijë dita që ta gjeni në secilin kënd e në secilin shesh shqip. Për flamur e për himn, dihet që vijnë prej historisë e që shkojnë në të ardhmen.

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]