Legjenda e muzikës ka shitur kopjet fillestare të teksteve të disa nga këngët e tij më të famshme të shkruara së bashku me mikun e tij Bernie Taupin.

Teksti i këngës “Your Song” është shitur prej plot 180 mijë paund ndërkohë që 72-vjeçari ka theksuar se për të krijuar melodinë e këtij hiti i janë dashur vetëm 7-të minuta. Kënga tjetër e njohur e tij “Bennie And The Jets” është shitur për 67 mijë paund. Teksti i këngës së shkruar nga vetë ai “The Border Song” u shit për 24 mijë paund.

Ky ankand i pazakontë u mbajt në Bonhams, në Los Angeles ku blerës nga e gjithë bota luftuan me njëri-tjetrin për të shtënë në dorë këto tekste sigurisht, versionet e papërfunduara që nuk u përdorën në këngët origjinale.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!