Elon Musk ka ofruar të blejë Twitterin tërësisht vetëm disa javë pasi ai u bë aksionari më i madh i kompanisë së mediave sociale.

Sipas NYT, Musk tha se kjo ishte një “ofertë më e mirë dhe përfundimtare”. Rritja e vlerës së aksioneve të kompanisë pas kësaj oferte do ta çonin Tëitterin në vlerën e 43 miliard dollarëve.

Nëse oferta nuk pranohet, Musk tha se “do të duhet të rishqyrtojë pozicionin tim si aksioner”. Këtë ai e bëri bashkë me një letër dërguar Bret Taylor, drejtuesit të Twitter, më 13 prill dhe të bashkangjitur në dosje. “Twitter ka një potencial të jashtëzakonshëm. Unë do ta zhbllokoj.” 

Ju pëlqen!

Më 4 prill, pronari i Tesla dhe SpaceX, njeriu më i pasur në botë, bleu 9.2 për qind të aksioneve në Tëitter. Të nesërmen, Twitter njoftoi se Musk do t’i bashkohej bordit të saj, por në fund të javës ai e refuzoi ofertën, raporton abcnews.al.

“Kam investuar në Twitter pasi besoj në potencialin e tij për të qenë platforma për fjalën e lirë në mbarë globin dhe besoj se liria e fjalës është një imperativ shoqëror për një demokraci funksionale,” tha Musk në letrën drejtuar Taylorit.

Lexo po ashtu:  Telegram tërhiqet projekti i kriptomonedhave

“Megjithatë, që kur kam bërë investimin tim, tani e kuptoj se kompania as nuk do të lulëzojë dhe as nuk do t’i shërbejë këtij imperativi shoqëror në formën e tij aktuale,” shkroi ai. “Twitter duhet të transformohet si një kompani private”. 

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!