“Mendoj se do të jetë një produkt i fuqishëm për të cilin aspirojmë ta kemi në prodhim në 2024,” tha Musk.

Tesla ka planifikuar të shesë taksi robotë pa timon dhe pedale në 2024 tha CEO i kompanisë Elon Musk.

Musk ka vetëm dy vite për të zhvilluar, testuar, verifikuar dhe prodhuar robotët taksi duke mos përmendur rregullimin e tyre.

Ju pëlqen!

Taksitë robotë do të jenë plotësisht autonomë dhe Musk premtoi disa inovacione që ai mendon se do të jenë emocionuese.

“Mendoj se do të jetë një produkt i fuqishëm për të cilin aspirojmë ta kemi në prodhim në 2024,” tha Musk.

Duke hyrë në këtë treg Tesla konkurron me kompani të tjera të cilat kanë vite që zhvillojnë teknologji autonome për taksitë robotë si Waymo, Argo AI, Aurora, General Motors Cruise, Motional dhe Zoox.

Prej vitesh edhe Musk ka lënë të kuptohet se synon ndërtimin e një produkti të tillë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.