Elon Musk ka marrë në kontroll Twitter. Pas lajmeve të para se Këshilli Administrativ kishte refuzuar ofertën e sipërmarrësit amerikan, mediat raportojnë se tashmë çdo gjë ka ndryshuar. Rrjeti social ka njoftuar se ka pranuar ofertën e miliarderit.
44 miliardë dollarë është oferta e Musk i cili ne fundjavë u ka detajuar planin e vet aksionerëve të tjerë. Çmimi i një aksioni ishte 54.20 dollarë, ndërkohë që në bursë aksionet u rritën me 6%.

Musk ka siguruar se fjala e lirë do të jetë parimi i rrjetit social që kalon në duart e njeriut më të pasur në botë, diçka kjo që nuk shihet si lajm i mirë për demokracinë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.