“Elegji për qenin”

Më dhimsesh qen i vogël!S’pate fat,
Të ktheheshe në oborrin e shtëpisë…
U shtrive i përgjakur mbi asfalt,
Nga një makinë e egër e pashpirtë.

E ç’deshe ti që dole shpejt e shpejt,
Në mes të rrugës nga një dushk a ferrë?
Njeriu shtyp mikun rrugën kur ia pret,
Dhe jo pastaj një qen qyqar të mjerë!

Ju pëlqen!

/Dritëro Agolli/

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!