Sipas raportimeve nga Spanja, ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit e planifikuar të luhet në 18 dhjetor, mund të shtyhet përsëri për një datë tjetër.

Fillimisht ndeshja ishte planifikuar të luhej në 26 tetor në “Camp Nou”, por protestat për Pavarësinë e Katalonjës, bënë që kjo ndeshje të shtyhej për një datë tjetër, e cila u zgjodh të ishte 18 dhjetori.

Sipas asaj që shkruan “Goal”, grupi “Tsunami Democratic”, kanë marrë vendimin që protestat të vazhdojnë edhe ditën kur do të luhet “El Clasico”. Madje në njoftimin e tyre thuhet se janë krijuar 4 pika tubimi rreth stadiumit, ku do të marrin rreth 18 mijë protestues.

Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e Federatës Spanjolle, po mendojnë shtyrjen përsëri të kësaj ndeshje për një ditë tjetër, në mënyrë që të shmangin problemet.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.