Vajza e Joaquin “El Chapo” Guzman thotë se babai i saj ka hyrë dy herë në territorin e SHBA-ve gjatë kohës që ishte në arrati.

Rosa Isela Guzman Ortiz, e cila jeton në SHBA thotë se “El Chapo” kaloi kufirin në fund të vitit 2015 për të vizituar të afërmit si dhe pa shtëpinë që bleu për të dhe katër fëmijët e tjerë.

Bashkëshortja e tretë e tij, Emma Coronel është shtetase amerikane dhe ka dy binjakë të cilët kanë lindur në SHBA.

Ju pëlqen!

Në një intervistë për “The Guardian”, ajo thotë se për këtë ai pagoi zyrtarë të korruptuar.

Së fundmi, “El Chapo” i ka kërkuar avokatit të tij të ndalë përpjekjet kundër ekstradimit në SHBA pasi po e keqtrajtojnë në burgun ku mbahet në Meksikë.

Vajza e tij thotë se arrestimi i Guzman erdhi pasi u tradhtuar nga një koleg i banës, i quajtur Ismael “El Mayo” Zambada dhe nga qeveria Meksikane e cila theu marrëveshjen për ta mbrojtur.

Lexo po ashtu:  Detajet, djali donte të vriste me gërshërë të ëmën, por godet në gjoks policin
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!