Një letër e shkruar me dorë nga Albert Einstein që përmban ekuacionin e tij të famshëm E = m² është shitur në ankand për më shumë se 1.2 milion dollarë.

Shtëpia e ankandeve PR me bazë në Boston tha se letra ishte shitur për rreth tre herë vlerësimin.

Letra në gjermanisht drejtuar fizikantit polako-amerikan Ludwik Silberstein mban datën 26 tetor 1946.

Ekuacioni E = mc², botuar fillimisht në një revistë shkencore në 1905, shpjegon ekuivalencën e masës dhe energjisë në fizikë, dhe pranohet si koncepti themelor i fizikës moderne.

I konsideruar si një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në historinë botërore, Albert Einstein mori Çmimin Nobel në Fizikë në 1921 “për meritat në fizikën teorike, dhe veçanërisht për zbulimin e ligjeve të efektit fotoelektrik”.