Analisti polak nga Instituti i Evropës së Re, Jakub Bielamowicz letrën e treshes evropiane, Gjermanisë, Francës dhe Italisë e ka quajtur presion brutal mbi Kosovën për të pranuar marrëveshjen e Asociacionit serb në takimin e sotëm që do të mbahet në Bruksel.

Ai tutje ka thënë se kjo nënkupton për të rënë dakord për ndarjen e saj de facto, përfshirë një Republikë Srpska 2.0, në këmbim të njohjes vetëm “eventuale” nga Serbia.

Ai në fund ka porositur Kryeministrin Kurti që të qendrojë i fortë duke i shkruar në twitter në gjuhën angleze: Stay strong, PM @AlbinKurti .

Ju pëlqen!

Lexo po ashtu:  - Shqiptarët kanë qenë të ndarë historikisht, me Perandorinë Osmane, me ish-Jugosllavinë, e ka ardhur koha të bashkohen në konstruksionin e Bashkimit Europian.
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!