Eksperti juridik me përfshirje të gjatë në Kosovë, Andrea Lorenzo Capussela, ka thënë se në vend po bëhet grusht shtet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i ka hapur rrugë formimit të Qeverisë Hoti.

Në një postim në Facebook, Capussela ka thënë se ky vendim nuk ka arsyetim.

“Kosovë: Ky është grusht shtet me maskim të shëmtuar ligjor. Është po ashtu puç i ngutshëm, sepse ky aktgjykim i pajustifikueshëm fiton vetëm disa javë: dihet që mund të mposhtet. Unë shpresoj ashtu”, ka shkruar ai.

Ju pëlqen!

Të enjten Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli kushtetues dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nuk e pranon këtë vendi.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!