Për skandalin e vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës, ka reaguar edhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Lindjes së Mesme, Turqisë dhe Ballkanit, Alon Ben Meir.

Ai ka shkruar në Facebook se Kosova ka dështuar ta luftojë korrupsionin dhe të ndërtojë një sistem juridik të aftë për t’i zhdukur këto dukuri negative.

Sipas tij, ajo që po ndodhë tani është gjëja më e keqe, pasi që siç shprehet Ben Meir, Njerëzit po e humbin besimin në qeverinë e tyre.

Ju pëlqen!

“Kosova vazhdimisht ka dështuar të luftojë korrupsionin dhe të ndërtojë një sistem të fortë juridik edhe tani, njëzet vjet pas përfundimit të luftës dhe dymbëdhjetë vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë. Njerëzit po humbin besimin tek qeveria e tyre, që është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një kombi të ri që lufton për t’i dhënë rinisë së tij në veçanti një shpresë për një të ardhme më të mirë”, ka thënë ai.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.