Ekziston një sërë mënyrash të lira dhe të volitshme për zgjidhjen e këtij problemi, ndërsa pjesa kryesore e tyre është para nesh – në kuzhinën tonë

Në vazhdim do t’ju tregojmë diç më tepër për produktet të cilat do të përmirësojnë dukshëm dukjen e flokëve, por edhe do të përshpejtojnë rritjen e tyre.

Lëngu i xhenxhefilit

Ju pëlqen!

Për ta bërë këtë lëng, duhet patjetër të hidhni 200 – 250 gramë xhenxhefil në enën e blenderit. Qitni 5 ml ujë dhe përzieni derisa tretja të bëhet e lëngshme. Lëngun e përftuar qiteni në rrënjë të flokëve me lëvizje të lehta rrethore.

Lëngu i patateve

Patatja është e pasur me kalcium, hekur, kalium dhe proteina, të cilat do t’ju ndihmojnë që flokët tuaja të bëhen më të forta dhe më të shëndetshme. Gjithashtu përdorimi i rregullit i këtyre artikujve do të bëjë që flokët tuaja të rriten më shpejt se më parë.

Vaji i bimëve

Përdorimi i këtij produkti ju mundëson që të nxisni qarkullim më aktiv të gjakut deri në rrënjë të flokëve, do t’u sigurojë ushqim të mirë dhe gjithashtu do të shpejtojë rritjen e flokëve. Krahas kësaj, stimulimi i folikulave të qimeve ndihmon që të forcohen dukshëm dhe të kenë dukje më të bukur.

Aloe vera

Për të provuar forcën e saj, duhet që në një enë të vogël të përzieni dy lugë shampon dhe një lugë xhel aloe vere. Shtrydhni fletët e bimës apo përdorni ilaçin e gatshëm nga barnatorja dhe shtoni një lugë qumësht kokosi dhe gjysmë luge të vogël grurë. Përzieni të gjithë përbërësit dhe masën e përftuar përdoreni në vend të shamponit me rastin e larjes së flokëve.

Livanda

Vaji eterik i livandës ndihmon në pengimin e humbjes së flokëve dhe përshpejton rritjen e flokëve. Falë fërkimit të përditshëm të vajit të livandës në sipërfaqen e kokës, shumica kanë arritur ta zgjidhin këtë problem.

Qumështi i kokosit

Qumështi i kokosit është i pasur me proteina, hekur, kalium dhe yndyra, andaj përdorimi i rregullt i tij zvogëlon humbjen e flokëve dhe eliminon brishtësinë e tyre.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!