Një grup i ekspertëve ligjor të Kombeve të Bashkuara kanë kritikuar dënimin me 50 javë burg të Jualian Assange, nga ana e një gjykate në Britani, për shkak të shkeljeve të rregullave të lirimit me kusht.

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, ka qëndruar si refugjat në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, që nga viti 2012, për t’i ikur ekstradimit në Suedi, ku pritej të përballej me dyshimet për sulme seksuale dhe dhunime.

Paneli i OKB-së thotë se pasi akuzat nga ana e Suedisë janë tërhequr, gjithashtu akuzat për shkelje të lirimit me kusht duheshin anuluar.

Ju pëlqen!

Aktualisht, Julian Assange, pritet të përballet me akuza për komplot nga gjykata federale e Shteteve të Bashkuara, për shkak të publikimit të sekreteve qeveritare.

Britania do të vendosë nëse do ta ekstradojë atë në SHBA, ku mund të dënohet me rreth 5 vjet burgim nëse shpallet fajtor. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!