Blogeri rus Vitaly Vigranovsky, 38 vjeç, ndërroi jetë pas 40 ditësh gjatë sfidës së tij të pazakontë, dmth urisë.

Vigranovski njoftoi në kanalin e tij në Youtube se do të përpiqej të duronte 40 ditë pa ushqim. Ai e filloi eksperimentin në mars në Moskë dhe pas dhjetë ditësh u ndje keq dhe tha se ishte i bezdisur nga atmosfera e qytetit.

Kështu që ai shkoi në Abkhazi ku vazhdoi eksperimentin e tij të urisë.

Njëzet ditë më vonë ai tha se ndihej plotësisht i pastruar.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se kishte humbur shumë peshë dhe se nuk kishte më forcë për ndonjë aktivitet fizik.

Eksperimenti vazhdoi pas 35 ditësh, pavarësisht nga fakti se ai e ndjente se po vdiste. “Eshtë thjesht një lojë që unë pranova. Eshtë shumë interesante….”, tha Vigranovski.

Më vonë, të njohurit e tij shkruan në rrjetet sociale se ai ndërroi jetë, por shkaku i saktë i vdekjes është ende i panjohur.