Opsioni “dark mode”, modaliteti i errët që po “pushton” edhe aplikacionet më popullore si Instagram,  WhatsApp e Gmail, ndihmon në kursimin e baterisë së telefonit.

Këtë e tregon një test  i “PhoneBuff” që ka krahasuar dy iPhone XS me ekrane Oled, njëri me dhe tjetri pa modalitetit “dark mode”.

Në të dy telefonët janë hapur kryer veprime të njëjta si hapja e videove ne Youtube, hyrja në “Google Maps” apo përdorimi i rrjeteve sociale.

Tetsi ka vijuar derisa bateria e njërit është shkarkuar plotësisht. Dhe rezultati ka qenë se telefoni që përdorte modalitetin “dark mode” kishte edhe 30 % bateri ndërsa ajo e telefonit tjetër ishte shkarkuar plotësisht.

Testi është bërë me dy telefonë specifikë dhe pavarësisht seeksperienca e secilit përdorues mund të variojë, konkluzioni është se të paktën një sasi e rezervës së baterisë gjithsesi kursehet.