Ibrahim Kelmendi, veprimtari, kritiku, publicisti dhe njëri ndër themeluesit e UÇK-së për të pavarurën MekuliPress ka dhënë këto informacione shtesë për historinë e këngës së lavdishme e historike, “Marshin e UÇK-së”.

Sqarim plotësues për “Marshin e UÇK-së”:
Në vitin 1996 një matrapaz në Gjermani mashtroi një trupë e Teatrit të Tiranës dhe i solli në turne në Gjermani. Robert Ndrenika ishte atëherë në krye të asaj Trupe.
Meqë mileti nuk pati interesim, sepse mungonte edhe informimi dhe organizimi, ai matrapazi i la aktorët në udhëkryq.

Qëlloi ta kisha për vizitë bashkëveprimtarin Refik Hamiti dhe ta dëgjonte ankesën se kanë mbetur aktorët në udhëkryq dhe nuk po kanë të holla as për t’u kthye në Tiranë, e matrapazi nuk u paraqitej. I takuam bashkë me Refikun në Dyzeldorf.
Aktorët ishin ardhur me autobs të teatrit. Meqë ishte rrangallë, autobusi kishte pësuar defekt dhe nuk lëvize më. Refiku, meqë ishte i kamur, ka shpënzuar shumë, mendoj edhe më shumë se 12 mijë DM, për t’ia bërë një riparim të domosdoshëm autobusit, u ka dhënë secilit edhe para xhepi e për rrugëtim, duke bërë llogarinë sa do t’u kushton kthimi në Tiranë.
Po me vjen keq që ia kam harruar emrin matrapazit që i kishte mashtruar aktorët, me mendim se do të fitonin shumë.

Besoj, atë shpënzim Refik Hamiti e ka ngatërruar me “Marshin e UÇK-së”, sikur ato 12 mijë DM (6 mijë Euro) ia ka dhënë Arif Vladit për këngë dhe jo aktorëve. Arifi e ka bërë Këngën pa kompensim financiar. Janë paguar vetëm shpenzimet simbolike për tekst, kompozim, studio.
Falënderime edhe tani Arifit për atë angazhim patriotik. Falënderim edhe Refikut për atë ndihmë aq me vlerë që ua pat dhën aktorëve të Teatrit të Tiranës.
Bile, Arifi, bashkë me Kastiot Tushën, Manjolla Nallbanin dhe të tjerë virtuozë të estradave të Tiranës e Prishtinë, u angazhuan gjatë lufte mbi dy muaj në turne nëpër Europë, për të kënduar për UÇK-në pa kompensim financiar, që ta ndihmon kështu financiarisht dhe moralisht UÇK-në.

Ju pëlqen!

Fatkeqësisht matrapazi Florim Ejupi i “Euro Kohës” na i vodhi financat e biletave të shitura (rreth 2,5 milionë DM)…/Ibrahim Kelmendi/

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.