Deputeti shqiptar në parlamentin e Suedisë Adnan Dibrani do ta rrëzoi ish-pjesëtarin e shërbimit sekret rus Andrey Kondratyev si raportues për Kosovën në kuadër të Këshillit të Evropës në e votimin që e do të mbahet sot ne parlamentin Europian në e Berlin, shkruan MekuliPress

Adnan Dibrani


Adnan Dibrani si anëtar i komisionit suedez me te drejte vote, si dhe koleget e tij nga Suedia, do të mbeshtesin Peter Beyerin CDU/CSU si raportues për Kosovën i cili thotë se nuk do të ketë anëtarësim të Serbisë në BE pa njohje të Kosovës.
MekuliPress mëson se Adnan Dibrani po sot, pas votimit, duhet të kthehet në Suedi sepse opzita ka kerkuar nocion shkarkimi për Morgan Johanson (S) ministër i drejtësise dhe migrimit, i cili vjen nga koalicioni qeverisë dhe koleg nga partia e Adnan Dibranit, të cilët kanë shumicen ne parlamentin suedez.
Ndërsa arsye që të e kundërshtoj kandidatin nga Rusia, Andrey Kondratyev, si raportues për Kosovën është hte se ai dyshohet se ishte pjesë e inteligjencës ushtarake të Rusisë, i njohur si GRU, në kuadër të kontigjentit rus të KFOR-it në Kosovë gjatë vitit 2001.

Mirëpo, në këtë kohë dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në një skandal, i cili pati përfunduar me plagosjen e tij dhe të një qytetari shqiptar të Kosovës.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!