Sipas një hulumtimi, një kombinim i natyrës, aktivitetit fizik dhe social, ka efekt pozitiv për shëndetin mental, shkruan The Guardian.

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britaninë e Madhe, është duke u fokusuar në përdorimin e natyrës, mbjelljes së bimëve dhe në përgjithësi kopshtit, në trajtimin dhe përmirësimin e shëndetit mental.

Disa spitale në Britaninë e Madhe, kanë filluar ta përdorin këtë teknikë në trajtimin e ankthit dhe depresionit.

“Hulumtimet e bëra kanë treguar se aktivitetet në ambiente të jashtme, siç është mbjellja e luleve, bimëve apo në përgjithësi kopshti kanë benefite të mëdha për mirëqenien psikike të njerëzve, sidomos për ata persona që vuajnë nga depresioni dhe ankthi kronik”.

Ngjyra, tingujt dhe aroma e bimëve gjatë kujdesit të kopshtit ndikojnë në përmirësimin e disponimit dhe në përgjithësi gjendjen psikike të njerëzve.

Duke marrë parasysh efektet anësore të antidepresantëve, të cilët janë përdorur deri tani, një mënyrë më e duhur për trajtimin e këtyre problemeve do të ishin këto metoda natyrale, që nuk kanë efekte anësore negative.