Erald Korra

Gazetarët dhe analistët partiakë shkruajnë në mungesë totale respekti për lexuesin dhe publikun e tyre. Manipulojnë haptazi me argumente shterpë në reflektim.

Atë obskurantizmin kronik dizinformativ më të hershëm, tashmë që LV-ja është në pushtet, e kanë degdisur te ndërthurja e arbitrarit dhe fragmentares në zhanrin e përrallave, por pa e patur moralin e këtij zhanri. Dramatizimi i personazheve negativë në përralla kërkon përfytyrimin e tij gjithnjë në numrin njëjës. Sikur të flisnin për ujkun, gogolin ose Bajlozin, gazetarët opinionistët e paguar për të përcjellë sa më shumë makth te publiku, nuk përqëndrohen tek Qeveria dhe as tek subjekti i LVV.

Ju pëlqen!

Fokusi tyre i sulmeve paraqitet eskluzivisht në njëjës, dhe ai është gjithmonë Albin Kurti.

Kujdesen të mos e zmadhojnë lenten e përbaltjes, sepse do të shihnin një Organizatë, me aktivistë, veprimtarë, simpatizantë, mbështetës dhe votues në një mobilizim vibrues të pandashëm e të pandalshëm.

Sulmi i tyre ndaj Albin Kurtit me antirrefimin e “Timonierit” të vetëm në detyrë, aspirant për Diktator, fillimin e përrallës “na ishte një herë” e ka zëvëndësuar me “kur ishte në opozitë ai thoshte”.

Konspiracioni është në shumës, objekti i sulmit të tij në njëjës. Ky lloj konspiraconi i zymtë dështon ende pa filluar dhe në çdo hap që hedh. Gjetja ilustruese e zëvëndësimit të subjektit LV-së dhe Qeverisë me personin e  Albinit, e shumësisë me njëjësin, në parim duhet të kenë efekt tek imagjinari kolektiv.

Mohojnë kështu paturpësisht orët e ligjërimit dhe diskutimeve në kolektivin e Lëvizjes, instancë e pashterueshme, propozimet e kaluar në vendime, më tej në draft angazhime ekstra-parlamentare, në projektligje, dhe më në fund në ligje. Folja karakterizuese nuk do ishte “ai thoshte”, por LVV mendon dhe vepron! Riformulimi shumës nuk do të fliste për një kohë të largët “na ishte njëherë” dhe nuk do trembte askënd. Medie të vërteta do të dinin se e tashmja vetërrëfehet.

Kushdo që qëllimisht anashkalon faktin që Albin Kurti nuk vjen nga hiçgjë dhe që shteti ka nisur të çkapet, prodhon për veten e tij një të ardhme gjithnjë e më të zbrazët, medie apo opozitë qoftë ai. Ky dikush, i prirur për mashtrim publik, tek e shfaq Albin Kurtin si rastësi, dhe jo përfaqësues të domosdoshmërisë së një Lëvizjeje, dej edhe jashtë të shkuarës së përpjekjes shekullore të rezistencës popull/komb.

Lëvizje si kjo e Vetëvendosjes, janë Besëlidhje me thirrjet dhe projektet e të shkuarës. Në këtë ndërlidhje trajtat e njëjësit përzihen ndjeshmërisht me ato të shumësit. Forma e tyre është e paanalizueshme sa dhe fuqia e amanetit. Ky është vetë kushti i të tashmes politike, i kronikës politike. Manifestohet si risi. Dhe risia më e madhe është së pari respekti për veten, në vendimin e të bërit shtet!

E kuptoj që duhet pak kohë që të mësohemi me idenë se, si shtet, Kosova në dallim nga trevat e tjera shqiptare, nuk mbijeton më në kushtet e urgjencës së përditshme të vjedhjes, kapjes,  zhvatjes, mungesës së sovranitetit, etj… Në urgjencën e tanishme, ajo po kalëron kohën me një zotësi të re për shqiptarin.

Shembulli më i mirë i vërtetueshëm?

Për herë të parë Shqiptarët provojnë shijen e një egoje të përgjithshme kombëtare.

Eshtë e pamundur mos reflektosh rrënjët e këtij ndryshimi kaq të madh, si qënie ontologjikisht e afirmuar, kur sheh kryeministren serbe të mohojë simbolet e shtetit të vet qe perfaqeson.

Merr pjesë në këtë afirmim Lidhja e Prizrenit një shekull e gjysëm më parë, mobilizimi i studentëve shqiptarë për autonomi në 67- 81, heroizmi i panumërt i rilindasve me trimat e tyre si Isa Boletini, Dedë Gjo Luli, Zakopsha, Bajram Curri, Cerçiz Topullit, etj… shumë herë të lënë vetëm e më pas të vrarë në pritë dhe në tradhëti. Tw gjitha histori trimërie që frymëzojnw.

Me jetën e tyre i kundërviheshin apatisë dhe anakronizmit endemik, me jetën e tyre përthyenin fatin në favorin tonë kur kombi kishte nevojë prapë për heronj. Ata, i shtonin rrëfimit një tjetër kapitull, një tjetër personazh. Vetveten!

Gojëdhëna të kahershme shqiptare por aspak përralla, me rrëfimin e ngjashëm të përrallës, por me moral politik.

Serbët këtë e kanë kuptuar me kohë: tek shqitparët dallimin mes disfatës dhe triumfit e bën individi! Detyrimisht para se t’na sulmonin ata kryenin me maniakëri gjithë detyrat e shtëpisë; siguroheshin që të ishim sëpari të përçarë, siguronin pastaj mbështetjen e të paktës një superfuqie përveç ariut Rus, një aleancë rajonale, si dhe fafbrikimin e përrallës që do të justifikonte krimet e ujqve dhe tradhëtarin e gatshëm me përly duart me gjakun e të vetëve.

Nuk ishte rastësi që si Pashiqit, Rankoviqit, Millosheviçit gjithashtu dhe paraardhësve, sistematikisht u shfaqej strumbullari i shqiptarit “kokëshkretë” me tendencën e vetëflijimit dhe me virtytet e kapedanit i prirur t’ua përmbyste planet përsëri. Një farë pafuqie e përjetuar e ripërjetuar nga serbët i shtynte të trembeshin nga përrallat që shpikninn po ata vetë.

Ujqit provuan edhe me LV-në goditjen në pabesi, por nuk ja dolën mbanë. Menduan se me një putch tw mirë organizuar me bashkëpuntorë nga brenda, me skenarin e damkosjes së Lëvizjes si terroriste, me Albini Kurtin e neutralizuar në qeli, do ta ndërprisnin edhe një herë procesin e Lëvizjes shqiptare. Shpresonin që Lëvizja nuk do të qe e aftë ta njihte vetveten, ngaqë identikiti i saj ishte Albinit. Por aktivisti më i thjeshtë e njihte historinë shqiptare.

Marrëzia e armiqësisë kërkoi deri edhe flijimin e Astrit Deharit, duke e kthyer edhe burgun në rolin e tij të pushtimit.

U kujtoi ujqërve tanë dhe atyre përtej gardhit barrën e madhe kur ke të bësh me zhdukje amaneti. Kur ke ende përballë njerëz që dinë se jetojnë me amanet.

Ujq të përrallës së tyre, ata u besuan intrigave që vetë hartonin. U bindën që Lëvizja do të kapitullonte. Ata kërkonin të bindnin veten se Astriti nuk do të njihte më Albinin, ndërsa të tjerët do të mohonin dhe Astritin dhe Albinin.

Nuk kuptuan, dhe ende vazhdojnë të mos e kuptojnë. Me lukuninë e gazetarëve, pronarë gurëthyesesh përtej Ibrit apo analiste botoxi, nuk mashtruan shqiptarët por veten tek festonin rënien e qeverisë Kurti 1. Gjithnjë me të njëjtin refren: Kurti ka ndryshuar, nuk është më Albini i opozitës. Por nuk ka si të ndryshojë Albin Kurti, nëse nuk ndryshojnë këta vetë.

Çfarë është Lëvizja, çfarë është Albini? Organizëm vibrues me tipare të qarta që pulson koncepte, mendim, përballje, angazhim, shembuj energjik, organizim dhe në fund ndryshim, parakusht i domosdoshëm universal për të prodhuar energji, Lëvizja mbetet e njëjta. Sepse dhe Albin Kurti është i njëjti. Nëse nuk ndryshon njëri, nuk ka pse ndryshon tjetri. Ky është parakusht thelbësor për demokracinë e organizatës.

Opozita dhe mediet i bëjnë dëm vetes duke kërkuar rigjenerimin e tyre në ndryshimin e Albin Kurtit. Do t’i bënin përsëri dëm vetes, Hashimit dhe ujqwrve tw tjerë, po ta konsideronin edhe më tej Albin Kurtin si një tekë të fatit, dhe jo mbartës i vlerave më të mira që mund të shprehte LV-ja. Dhe as Lëvizja vetë nuk do të dëshironte të konsideronte Albin Kurtin si njeri të pajisur vetëm me intuitë politike dhe të ndershëm, sepse nuk do t’ia njihte të gjitha aftësitë e tjera filozofike, historike, dialektike, politike, etj. Nuk do të të ishte vetë ajo e ndershme me Albinin,  sepse nuk do të ishte më as meritokratike e as demokratike. Pa këtë vlerësim të plotë ajo do tradhëtonte veten, ashtu siç bëri klika që u largua prej saj. Çdo organizatë e ka për detyrë, përsa që ekziston, të formulojë virtytet dhe pjesët e saj më të shkëlqyera. Tani për tani PDK-j a ka Memli Krasniqin.

Me këto premisa Albin Kurti, me historinë e tij, përgatitjen dhe integritetin moral si urgjencë e kohës, vertikalizon vullnetin, dëshirën dhe energjinë e gjithë atyre që i përfaqëson, prandaj i ka edhe pas vetes. Ai përfaqëson duke qenë gjithmonë vetvetja. Duke ruajtur integritetin, shpalos besimin e votuesve, diasporës dhe trevave.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.