Ekipi shqiptar ka arritur një rezultat fantastik në Kampionatin Europian të gjimnastikës artistike që po mbahet në Mersin të Turqisë.

Kuqezinjtë të cilët përfaqësohen në këtë event nga gjimnasti Matvei Petrov dhe trajneri Alon Hasa, kanë arritur një rezultat të jashtëzakonshëm duke u shpallur kampionë të Europës.

Një rezultat historik ky për Shqipërinë që për herë të parë arrin të ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit.

Ju pëlqen!

Gjimnasti Matvei Petrov është një sportisit rus i pajisur me nënshtetësi shqiptare disa vite më parë.

Meritë për këtë arritje ka edhe presidenti i federatës së gjimnastikës, Flobens Dilaveri.

Në një intervistë të dhënë për mediat ruse, përfaqësuesi i Shqipërisë tregon se si nisi historia e tij me Shqipërinë. “Kam pasur një karrierë të gjatë në Rusi, por nuk do të thoja që ishte shumë e suksesshme. Kur nuk arrita në Lojërat Olimpike 2016 në Rio, unë përfundova plotësisht karrierën time sportive dhe u transferova në Pragë për të punuar si trajner. Nuk mendoja të vazhdoja karrierën time sportive. Por gjatë ditës time të punës si trajner kisha pak kohë të lirë, kështu që fillova të stërvitesha përsëri dhe kuptova që në të vërtetë isha akoma në gjendje të mirë. Unë thjesht isha me fat, sepse drejtori i palestrës ku kam punuar është shqiptar. Kështu nisi historia ime shqiptare”.

Petrov ka treguar gjithashtu se “Federata Shqiptare e Gjimnastikës” mori miratimin nga “Federata Ruse e Gjimnastikës” që ai të garonte për Shqipërinë. “Askush nuk ishte kundër”, tha ai.

Më parë Gjimnasti Matvey Petrov ka siguruar Medaljen e Bronztë për ngjyrat kuq e zi duke përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatin Ndërkombëtar “Voronin Cup” që u mbajt në datat 12-13 Dhjetor 2018 në Moskë, Rusi. /dp/

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.