Vërejtje!
Atë që e thonim ne, të pakorruptuarit dhe të pavarurit, si dhe e pavarura MekuliPress, sot po e thotë profesori i universitetit amerikan.

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, ka vlerësuar se ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ia ka dhënë “puthjen e vdekjes” iniciativës ‘Ballkani i Hapur’.

“Ashtu si falënderimi që shkon për Putinin për ‘freskimin’ e NATO-s, lavdërime për Sergei Lavrov që i dha puthjen e vdekjes (iniciativës) Ballkani i Hapur”, ka shkruar fillimisht Joseph në Twitter.

Ju pëlqen!

Në këtë kontekst, ai ka vënë në pah faktin se si edhe mediumi kryesor i Rusisë, “Sputnik Serbia” ka mbështetur vazhdimisht ‘Balkani i Hapur’.

Ai shton: “Dhe pse jo? Ballkani i Hapur është ftesë e hapur për Vuçiqin që të shfrytëzojë madhësinë ekonomike të Serbisë për përfitime politike – pa kufizime politike apo vlera të BE-së. Open Balkan = ‘Bota Serbe’ nëpërmjet tregut për fqinjët më të vegjël të Serbisë”.
“Pyeteni Ukrainën: deri më 24 shkurt, Rusia ka qenë partneri kryesor tregtar i Kievit, për eksporte dhe importe. Pyeteni Japoninë, Korenë e Jugut ose Tajvanin, nëse tregtia ka ndërtuar besim me Kinën”, shton profesori amerikan Joseph.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.