MekuliPress
Bravo televizion
 

4 qenë të lodhur e rrëzojnë një Luan të pushueshëm. Janë 4 parti politike + Lista serbe, që u bashkuan, (diku-diku hapur e shumëherë fshehur) kundër Kurtit, Vitisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Janë 4 X 20, pra 80 televizione, radio e portale të kontrolluara nga ish-sunduesit dhe klanet e korruptuara, që vazhdimisht prodhuan, lansuan dhe shpërndanë lajme të rreme e të manipuluara kundër Lëvizjes Vetëvendosje, kundër Presidentes Osmani dhe kundër Kryeministrit Kurti.

Së pari, kryetarit të Prishtinës i urojmë punë të mbarë dhe shëndet.

Ju pëlqen!

Së dyti, ne nuk e dimë nëse Rama është i njohur me problemet e mëdha të Prishtinës por, ne e dimë një gjë; ky njeri e njeh shumë mirë fuqinë e medias, pra aktrimin dhe rolin e retorikës në fjalim e në fotografi.

Pse e themi këtë e pse mendojmë kështu?
Rama, jo Edi Rama, por Përparim Rama, i përdori mjaft mirë përbërësit e retorikës vizuele. Luajti rol të mirë dramaturgjik e filmik para kamerave. Siq edhe thuhet në shkencën e retorikës, “nuk është me rëndësi se cfarë thua, por si e thua atë”. Shpesh herë ky nuk thoshte gjë të madhe e as dicka të re për Prishtinën, por ky e thoshtë këtë në “mënyrë” t’mirë; Shpesh në publik dukej si aktor duke xhiruar filma të serialeve turke me plot patos.

Në mediat shqipe, Rama, jo Edi Rama, por Përparim Rama, foli mirë, mbante “fjalime të mira” dhe përdori gjuhën e trupit përshtatshëm. Kishte edhe kontrollë në lëvizjet e duarve e të trupit. Në publik dukej si “një maestro!”

Mediat antiAlbin e paraqitën Ramën, jo Edi Ramën, por Përparim Ramën, si të qetë, profesional, vizatues të mirë dhe si “shpëtues të Prishtinës”.

Grupi i mediave dhe i 4 partive politike, i ndërtuan atij një Etos të respektuar dhe ky e përdori mirë këtë përparsi. Mediat na thanë se vizaton mirë. Por shtrohet pyetja nëse Prishtina e prisht ndreqet me vizaime e me fotografi?

Të nderuar lexues,
Arben Vitia, ndër tjerash, është viktimë e propagandës dhe e luftës speciale të udhëhequr nga 4 partitë politike + Lista srbska dhe nga 80 mediat e ish sunduesve të korruptuar.
Punëtorë, profesional, human, modest, popullor, i përgjegjshëm, i ndërgjegjshëm, atdhetar, patriot e shqiptar, ky është me pak fjalë Arben Vitia.

Arbeni është sinonim i një intelektuali të rrallë. Por Arbeni është edhe viktimë e rrethit, së pari partiak. Është kështu, sepse pa media e pa strategji retorike nuk ka fitore në shekullin e XXI.

Vitia fliste me logos, por mediat antiAlbin e paraqitnin me plot patos. Vitia e sqaronte bukur planin e tij për t’a ndreqë Prishtinën e prisht, por kështu nuk e citonin e nuk e paraqitnin mediat e korruptuara të Kosovës.

Krejt në fund: Pa media masive nuk ka vetëprezentim të mirë e as identitet: as kombetar, as politik e as personal. Këtë gjë duhet kuptuar sa më parë, jo vetëm partia por edhe Qeveria.

Tani vërtetë për fund, të dashur lexues:
Duhet pranuar edhe kjo se, njeriun e kalibrit të Agim Bahtirit, nuk t’a ndreq dot as CNN, as BBC, as The New York Times, e as Deutsche Welle.
Apo jo?
©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.