Sead Zimeri

A ju kujtohet Mulla Omeri, lideri i Talibanëve? Ai u bë famshëm ndër të tjera edhe për urdhërin e tij famëkeq në mars të vitit 2001 që statujat e Budës në Bamjan të Afganistanit, që ishin ndër më të mëdhat në botë, të shkatërroheshin. Si i pakulturë që ishte Mulla Omeri nuk e kuptoi rëndësinë kulturore dhe historike të statujave, rëndësinë për Afganistanin si kulturë e lashtë, që aty ishte prodhuar art e kulturë e lartë dikur në të kaluarën e saj; statujat e Budës ishin dëshmia e gjallë e një kulture të tillë.

Edi Rama ka të njëjtën mungesë kulture si të Mulla Omerit. Ai nuk sheh vlerë aty ka vlerë historike, por sheh shëmtim të botëkuptimit të tij! Sikur që në botëkuptimin e Mulla Omerit statujat historike të Budës rrezikonin «madhështinë» e botëkuptimit talibanesk të tij për Afganistanin, pasi që ato tregonin një histori tjetër, një histori të pasur e të lashtë kulturore që binte ndesh me një botëkuptim të varfër e pa histori, edhe Edi Ramës objektet me vlerë historike dhe kulturore i rrezikojnë botëkuptimin e tij të varfër ahistorik për Tiranën.

Ju pëlqen!

Nuk ka vend për një të kaluar historike kulturore dhe artistike të ndryshme nga botëkuptimi i tij i vobektë për Tiranën. Ai dëshiron të i fshijë gjurmët historike të Tiranës në mënyrë që trashëgimia e tij të duket aq më e madhe, sepse sa më pak histori kulturore dhe artistike që ka Shqipëria aq më e madhe duket vepra e tij. Ky pra e solli kulturën dhe artin në Shqipëri. Ky është ai që po e krijon, nga asgjëja, një histori të re për Shqipërinë, një histori që fillon me të, që do të mbart emrin e tij. Dëshiron ta ndërtojë një histori të re të ngritur mbi gërmadha kulturore.

Edi Rama dëshiron të njihet si arkitekti i madh i Shqipërisë së re. Dhe është i gatshëm ta shkatërrojë çdo gjurmë historike të saj -siç bënë dikur diktaturat komuniste me trashëgimitë borgjeze dhe siç bënë lëvizjet fondamentaliste islamike me kulturat muslimane të vendeve të tyre prej vehabistëve në Saudi e deri te Talibanët në Afganistan- dhe ta djegë Tiranën nëse është e nevojshme, vetëm e vetëm që emri i tij të skalitet në historinë e re të saj.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.