Milioneri Shefqet Kastrati i cili menaxhon me kompaninë e tij “Rrugën e Kombit”, ka vendosur që të lirojë nga taksa prej pesë (5 ) eurove të gjithë makinat të cilat udhëtojnë nga Kosova për në Shqipëri me qëllim të dërgimit të ndihmave për banorët të cilët janë prekur nga tërmeti shkatërrimtar.

E këtë vendim Shefqet Kastrati e ka marrë edhe përkundër faktit që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kundërshtuar një kërkesë të tillë paraprakisht gjatë një takimi të rastësishëm me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollin, i cili po vizitonte zonat e prekura në Thumanë. Sipas burimeve të express pas këtij vendimi, Edi Rama ka telefonuar Shefqet Kastratin, drejtuesin e kompanisë që merret me mbikëqyrjen e “Rrugës së Kombit”,  dhe i ka bërtitur.

Edi Rama në bisedën që ka pasur me Behgjet Pacollin, ka thënë se ata që dërgojnë ndihma në Shqipëri mund të paguajnë edhe taksën prej 5 eurove, dhe e ka porositur që t’ua bëjë me dije kosovarëve që të mos kërkojnë heqjen e taksës rrugore.

Ju pëlqen!

“Tarifa te rruga është detyrim i të gjithëve dhe ka të bëjë me shërbimin e infrastrukturës, me sigurinë rrugore dhe me shtetin, tashi në qoftë se vjen me zemër për të dhënë shumë më tepër sesa ato 5 euro, 5 euro nuk janë një diskriminim ato paguhen në të dy anët e kufirit dhe ne edhe në Kosovë dhe në Shqipëri do të shkojmë drejt rrugëve me pagesë siç i ka gjithë bota. Kjo është e para dhe ato 5 euro janë kontribut i të gjithëve për shtetin vetveten në kuptimin e garancisë së shërbimit. Është e pabesueshme kjo histori, nuk e kuptoj dot si mund të lidhen këto gjëra”, ka thënë Rama.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!