Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Samitin e Londrës, i cili po mbahet sot për investimet në Ballkan për vitin 2020, ka thënë se ai personalisht nuk e di kush e shpiku fjalën Mini-Shengen, sepse nuk është aspak mini, sipas Ramës ai tha se “Ne jemi më të gjatët në Europë si rajon”.

“Nuk e di kush e shpiki këtë fjalën mini, Mini-Shengeni nuk është aspak mini, ne jemi mesatarisht nga më të gjatët në Europë si rajon”, tha Rama duke shkaktuar të qeshura në Panelin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Rama në fjalimin e tij në panel, ka theksuar se Mini-Shengeni është rajonale, hapësirë e përbashkët që i referohet si shengen për shkak të lirive të njerëzve dhe kapitaleve.

Ju pëlqen!

“Është rajonale, është një hapësirë e përbashkët rajonale që i referohet si shengen për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, bëhet fjalë për lirinë e njerëzve tanë dhe kapitaleve”, është shprehur Rama.

Lexo po ashtu:  Për pensionistët/ Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi merr vendim për masa mbrojtëse për përfituesit e skemave pensionale
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!