Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave iu ka bërë sërish thirrje kompanive të  rregullojnë dëmet e shkaktuara në godinat e ndërtuara prej tyre.

Shefi i qeverisë shqiptare zbuloi mesazhin që i kanë dërguar disa përfaqësues firmash, ku i kanë  treguar se janë të falimentuar dhe nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë.

Rama tha se në këtë pikë ishte i prerë duke mos pranuar arsyetimet e tyre.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Urojmë që prokuroria e përgjithshme të bëjë të gjithë punën e nevojshme  për të identifikuar përgjegjësitë përkatëse. I bëj thirrje të gjithë ndërtuesve publikisht që të mos i shmangen përgjegjësisë. Mos gënjejnë veten se me shpresën se kjo gjë mund të kalojë pa u lagur. Disa prej tyre më kanë çuar mesazh duke nxjerrë lloj lloj bishtash por më ka bërë përshtypje arsyetimi se jemi të falimentuar, të shesin shtëpitë e tyre, të marrin kredi, të bëjnë çfarë të duan, por liria është më e shtrenjtë se pasuria dhe nëse nuk reagojnë me humanizëm dhe përgjegjshmëri mund t’i humbin të dyja. Ministria e Infrastrukturës dhe e Kulturës, që është e përfshirë në Komitetit Kombëtar të përgatisin një akt  për të filluar transformimin e Porto Romanos, e cila është një zonë skandali prej vitesh në një park të madh  për Durrësin. Buxheti i programit të Komitetit të Rindërtimit  do të këtë një zë të veçantë, që të dalim nga kjo situatë post-katastrofike. Jetën nuk e kthejmë dot më, por njerëzit që kanë humbur shtëpitë do i rregullojmë. Tirana dhe Durrësi të ndriçohen për vitin e ri si qytetet e tjera”, tha Rama.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...