Edhe pse të gjitha partitë politike në Kosovë, përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës, po deklarohen publikisht për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, në prapaskenë po zhvillohen takime e po përfliten skenarë për formimin e Qeverisë së re, pa shkuar fare në zgjedhje.

Media nga burime të saja të afërta me presidentin Hashim Thaçi, merr vesh se ai së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama janë duke bërë përpjekje për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Madje, sipas këtyre burimeve, ata përpos që janë në komunikim të vazhdueshëm, dyshja Thaçi – Rama kanë zhvilluar edhe takime “sekrete”, në Tiranë.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, përpos Ramës e Thaçit në takime kanë marrë pjesë edhe disa zyrtarë tjerë nga Kosovë, duke mos precizuar se për kë bëhet fjalë.

Skenarët e Edi Ramës e Hashim Thaçit

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë duke u përpjekur që të formojnë qeverinë e re të Kosovës pa shkuar fare në zgjedhje. Kryeministri shqiptar, ka marrë “mision” që t’i ndihmoj Thaçi në formimin e qeverisë së re. Ai madje, është duke tentuar që të negociojë dhe t’i bind disa nga partitë në Kosovë që të bëjnë qeverinë e re”, tha ky burim, duke shtuar se ditëve në vijim, pritet intensifikim i përpjekjeve për ta arritur këtë “objektiv”.

Ky burim saktëson, se tandemi “Thaçi- Rama”, janë duke bërë përpjekje që këtë “mision” ta përfundojnë para datës 22 gusht- kohë kjo kur është caktuar edhe seanca për shpërndarjen e Kuvendit.

Ndërkohë, Blic ka kontaktuar me Presidencën e Kosovës për të pyetur në lidhje me këtë “Mision” të Hashim Thaçit, por që nuk janë lajmëruar në thirrjet e redaksisë.

Derisa kanë mbetur edhe 2 javë kohë deri tek seanca për shpërndarjen e Kuvendit, po përmenden disa skenarë se si mund të formohet qeveria e re.

Njëri prej skenarëve ka të bëjë me futjen e LDK-së në qeveri, edhe me kushtin që PDK të dalë në opozitë, vetëm e vetëm që të mos shkohet në zgjedhje të parakohshme. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]