Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar në rrjetin social Twitter presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq, për lejimin e kalimit të kamionëve nga Kosova drejt Serbisë.

‘’Lajm i mirë që për kamionët e Kosovës sot nuk ka pengesë’’, ka shkruajtur Rama në një postim ku e ka etiketuar Vuciqin.

‘’Jo vetëm lajm i mirë po edhe një gjest për t’u përshëndetur, si shprehje e vullnetit që së bashku ta fitojmë këtë luftë dhe të dalim të gjithë më të mirë e më të fortë prej saj’’, ka shtuar ai.

Ju pëlqen!

Lexo po ashtu:  Rasti “Pronto”: Grabovci, Beqaj, Pajaziti dhe të tjerët lirohen nga akuza
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!