Legjenda e futbollit, Ronaldinho, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Braziliani bën me dije se është vetëkarantinuar në Belo Horizonte dhe se nuk ka simptoma.

“Unë kam qenë këtu në Belo Horizonte që dje, pasi erdha të marr pjesë në një ngjarje. Unë bëra testin dhe u testova pozitivisht për COVID. Jam mirë, asimptomatik, por do të duhet ta lëmë ngjarjen për më vonë. Së shpejti do të jemi atje së bashku. Përqafim i madh!”, tha Ronaldinho.

Kujtojmë se, 40-vjeçari është një ndër personazhet të cilët kanë lënë gjurmë në botën e sportit për shkak të performancës së tij të shkëlqyer për Brazilin dhe më pas Barcelonën.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.