Arjola Zadrima

Edhe unë i kam dashtë burrat e bukur,
me flokë valë,
shpatullgjanë,
buzëperdredhun e nazeli.
Por mbas tyne ishte gjithmonë vjeshta,
mbas tyne kishte rrebesh,
stuhi,
mbas tyne vinte dreqi e i biri.
Mbas tyne porta nuk mbyllej ma,
brava heshte,
çelesi nuk tringëllinte nëpër natë.
E ti vdes ka pak,
si qiri shkrihesh territ pafund ku dënohesh,
e s’pyt pse trishtimi ka nji mbretni aq të popullueme.
Ata s’janë,
s’dine,
s’bajnë.
Ata veç të pushtojnë,
prej atyne pushtimeve shekullore
sa të ndryshojne e ti ma nuk ngjan as me Marinë
e as me vedin.
Ikin mbas çdo fundi të shkurtë
e të vjedhin kohën.
I kam admirue burrat e bukur,
por ti erdhe vonë , bash at’herë kur msova
me u dashtë…  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]