Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Podujevë ka njoftuar se kanë mirëpritur sot asambleistin e AAK-së Patriot Rudari, si dhe dy anëtarët e kryesisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Skender Asllani dhe Hamdi Hasani si të aderuar në Vetëvendosje.

Ata u pritën nga kryetari Qendrës, Bajram Ajeti, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Administratës, Bahri Selimi.

Njoftimi i plotë:

Ju pëlqen!

Sot i mirëpritëm në Lëvizje këshilltarin në kuvendin komunal, Patriot Rudari, si dhe dy anëtarët e kryesisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Skender Asllani dhe Hamdi Hasani. Ata u pritën nga kryetari Qendrës, Bajram Ajeti, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Administratës, Bahri Selimi.

Lëvizja është shpresa e qytetarëve, dëshmia për mirëqeverisje do të jetë për të dy nivelet si në qendror ashtu edhe nivelin lokal, andaj anembanë po bashkohen profile të ndryshme për të dhënë kontributin e tyre për ndryshimin e madh që i duhet vendit. Lëvizja është shtëpia e madhe e qytetarëve të ndershëm dhe punëtorë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.