“Nëse dhembshuria jote nuk e përfshin edhe veten tënde, ajo është e paplotë.” – Jack Kornfield

Unë kam qenë gjithmonë personi që jam shfaqur i pari për të ndihmuar. U mësova të isha zemërmirë dhe kjo cilësi mbeti në mua.

Është e çuditshme sepse unë u rrita duke menduar se të thuash diçka të tillë nuk ishte përulrje dhe nuk dua të mburrem, por e kam kuptuar se unë me të vërtetë jam një person i mirë sepse përpiqem të jem i tillë.

Ju pëlqen!

Fatkeqësisht, shpejt kuptova diçka tjetër – jo shumë njerëz e vlerësojnë vetëmohimin; për të qenë më të saktë, jo shumë njerëz e vlerësojnë vetëmohimin kur ti nuk ju duhesh më.

Unë jam përpjekur gjithmonë t’i kuptoj të gjithë dhe të mendoj para se të gjykoj. E njëjta gjë vlen edhe kur jam në një lidhje.

Kjo është arsyeja pse unë kam ngecur në një marrëdhënie me një burrë që vetëm më përdori.

Ai ishte një burr shumë simpatik dhe fjalët e tij më aftësinë e tij për të më bërë të qeshem vazhdimisht, më krijonin njëfarë frike të përzier me respekt.  Unë e doja ashtu si nuk kisha dashur kurrë askënd më parë.

Sidoqoftë, me kalimin e kohës fillova ta vërej se isha duke u parë si diçka e garantuar. M’u desh ca kohë që ta bindja veten për këtë.

Nuk doja të besoja se njeriu që unë e doja, nuk u kujdes madje as për ta vërejtur se isha rraskapitur.

Ai do të harronte gjithçka rreth meje dhe thjesht do t’i hidhte poshtë problemet e mia si të parëndësishme.

Ai gjithmonë do të gjente një arsye për të mos bërë diçka që i kërkoja të bënte dhe të largohej me të.

Jam ndjerë e vetmuar aq shumë herë dhe kam qarë para gjumit, duke u përpjekur madje që të mos dëgjohem. Ndihesha sikur nuk kisha njeri që të më ngushëllonte dhe të më kuptonte.

Ai thjesht nuk e vuri re që zemra ime ishte e lodhur. Unë isha e lodhur nga të gjitha gjërat që i lash të rrëshqisnin, në rastet kur duhej të thoja diçka.

U lodha duke i lënë njerëzit të marrin rrugën e tyre në vend që të luftonin për atë që e meritoja.

U lodha analizimi i secilit hap që bëja, vetëm për tu siguruar që kurrë të mos lëndoja njeri. U lodha duke i vendosur të gjithë në rend të parë, përveç vetes sime.

Unë u lodha duke u përpjekur t’i plotësoja pritjet e të gjithëve. Ndërsa të tjerët do të kërkonin rehati tek unë, unë atë nuk mund ta gjeja askund. Ajo që është edhe më e keqe, të gjitha këto ndodhën me lejen time.

Unë këmbëngula për të ju dukur të gjithëve se isha mire, kur në realitet isha i rraskapitur mendërisht nga të gjitha gjërat, për të cilat nuk mund të luftoja.

E urreja të zhgënjeja të tjerët dhe gjithnjë e kam pasur të vështirë për të thënë jo. I gjithë ky presion, më spërkati me ankth dhe faj.

U mbingarova shumë. U lodha duke u kujdesur për të gjithë, përderisa askush nuk u kujdes për mua.

Në një moment u ndjeva sikur isha e mallkuar, sepse e ndjeja secilin aq thellë sa që zemra ime nuk mbante më.

Dhembshuria ime ndonjëherë ndjehej si një barrë. Doja të isha e dashur dhe e kujdesshme.

Doja të ndihesha e sigurt në krahët e dikujt dhe të dëgjoja se gjithçka do të ishte në rregull.

Doja që dikush të ishte krahrori im për të qajtur mbi të, në vend që të jem gjithmonë unë për të tjerët.

Kam ëndërruar të gjej dikë që do të më pranonte ashtu siç jam, të pranonte të gjitha të metat e mia dhe të më kuptonte se si ndihesha.

Ky ishte momenti, kur vendosa të heq dorë nga bllokimet që më bënë të mendoja se ishte egoiste kërkesa për dashuri dhe mirëkuptim.

Më në fund, kuptova që nuk kam pse ta kaloj jetën time duke kërkuar dashuri dhe duke u privuar nga ajo. Unë dua që dashuria në jetën time të jetë reciproke.

Unë dua dashuria të jetë ashtu siç është – e pakushtëzuar dhe gjithmonë e pranishme. Kuptova që jam e denjë për gjithçka që u jepja njerëzve të tjerë.

Mësova se duhet të përcaktoj kufijtë e mi dhe të sigurohem që të gjithë ti respektojnë ata. Vendosja e kufijve ka ndryshuar jetën time.

Unë e lëshoj fajin që kisha mbi diçka që nuk është e imja dhe të cilën nuk mund ta kontrolloj. E lashë veten më në fund ta kuptoj dhe ta pranoj veten së pari.

Mësimi për të patur dhembshuri për veten më bëri të kuptoj se ne nuk mund të jemi të plotë pa e dashur veten së pari.

Në vend që ta lejoj dhembshurinë time të më prishë, unë e lë atë të më shërbejë.

Më në fund fillova ta respektoja veten dhe gjithçka që më bën mua që jam, dhe befas gjërat ranë në vend./Autore: Katie Burns/

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!