Studentëtë do të përfitojnë nga 100 euro nga Qeveria e Kosovës për muajin nëntor. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Kurti në një konferencë për media.

“Do të ndajmë shumën e njëhershme prej 100 eurove në nëntor edhe për studentët”, ka thënë Kurti.

Po ashtu Kurti ka bërë me dije se qeveria do të ndaj para edhe për pensionistët, shërbyesit civil e sektorin privat.

Ju pëlqen!

Po ashtu qeveria do të subvencionojë ata që kursejnë energjinë elektrike. Nëse një qytetar kursen krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, qeveria do të subvencionojë dyfish të shumës që është kursyer.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.