Faruk Nura ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së AAK-së në Viti. Ai tha se dorëheqja e tij vjen për arsye krejtësisht personale.

“Kam liruar detyrën e drejtimit të degës së AAK-së në Viti. Këtë vendim e kam marr për arsye krejtësisht personale”, ka thënë kryetari i deritanishëm i AAK-së, Faruk Nura.

Në konsultim me strukturat e partisë të nivelit qendror dhe strukturat lokale, ushtrues detyre i kryetarit të degës së AAK-së në Viti është caktuar Reshat Azizi.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.