Sebastian Zonja

Lexoj nëpër komente dhe analiza se fitorja e Vetëvendosjes tregoi “zhgënjimin e popullit nga politika”. Ndoshta edhe nuk është kështu: fitorja tregoi se qytetarët shpresojnë se do të bëhet me mirë. Ata besojnë se gjërat mund të rregullohen.

Sikundër shpesh’herë thuhet se sot nuk ka njerëz që ndjekin idealin e tyre, Albini tregoi se duke ndjekur idealin mund t’ia dalësh. Kostumi i Albinit i rri ngushtë shumë politikbërësve shqiptarë; burgu i tij tremb shumë stomaqe të uritur; qëndrimi i tij turpëron shumë të tjerë.
Ndërsa e kontekstualizon situatën, sheh që pamundësia e një Vetëvendosjeje në Shqipëri nuk qëndron aq te politika sipër, sa tek mendimi qytetar poshtë.
Ideali i Albinit ka flakëruar edhe në politikën shqiptare: me Berishën që e nisi në ’90-n duke thënë “ Bashkimi ynë kombëtar është ylli polar” për të shkuar në trajektoren e një marrëveshjeje me Greqinë që lë shumë dyshime.
Me Ramën që e nisi me mbledhje të përbashkëta qeverie, për të shkuar te trau dhe ndarja e Kosovës.
Me Kreshnik Spahiun që ndërmerr një linjë politike kundër të gjithëve, për të përfunduar në prehër të të të gjithëve.

Edhe në Shqipëri ka mundësi që ndryshimi të jetësohet. Shpejt, a vonë… kjo mbetet në dorën tonë. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]