Avdullah Hoti ka folur pak e papërmbajtjerreth takimit të tij me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris. Thotë se ndihet i nderuar nga pritja që iu bë në Pallatin Elysee dhe se Macron iu zotua se Franca përkrah Kosovën në dialogun me Serbinë.

Hoti më shumë ka publikuar fotografi se sa informacione nga takimi në pallatin presidencial të Francës. Ai pas takimit me Macronin shkruan:

“Shumë i nderuar me pritjen nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Raportet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyeshme dhe ne jemi falëndërues për përkrahjen e saj. Përpektiva e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet në këtë pjesë të Evropës” , ka shkruar Hoti në Twitter.

Ju pëlqen!

Tutje ai shton se ka marrë përkrahjen e presidentit francez për dialogun Kosovë – Serbi.

“Franca zotohet se do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, i cili duhet të çojë në njohje të dyanshme dhe normalizim të raporteve” , thuhet tutje në postimin e tij.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!