Halil Matoshi përdorë tragjedinë si mjet për sulm ndaj qeverisë. Ai thotë se i ndjeri Musliu është viktimë e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti! Ai ka kërkuar hetimin e plotë të rastit.

Shkrimi i plotë i Matoshit në Facebook:

Drejtësi për Agonin!

Ju pëlqen!

– Agon Musliu âsht viktimë e Qeverisë

Me u përplasë njerëzit n’Karantinë, kur dokumentojnë (simas dëshmitarëve) se janë me probleme depressioni, bazu në masa jokushtetuese dhe pa përkujdesje mjekësore e këshilla të psikologut, ose pa ni këshillë juridike apo kujdestari, âsht si me t’përplasë n’burgjet ma mizore të regjimeve autoritare.

Prokurori i shtetit bâne punën tânde, përgjegjësit janë të identifikueshëm nëse e lexoni verdiktin e Gjykatës Kushtetuese nr. 214/IV/2020] i 12 prillit 2020.

Tash!

Sonte.

P. S.

Sinqerisht i tronditun due me nda dhimbjen me familjën Musliu. Ngushëllime!

Nëse instancat shtetnore, të zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë kosovare, nuk e zbardhin rastin dhe nuk i ndjekin penalisht ata që e kanë sjellë vénin në paligjësi tuj i cënu masovikisht liritë dhe të drejtat e njeriut, këtë ndjekje ni ditē ka me e bâ Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, kundër Qeverisë së dorëhequn!?/

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!