Këto vajzat e Shqipnisë shumë produktive, po e mbajnë besimin e popullit për shpëtim me foto seksi nga ambientet e shtëpisë.

Këqyrne qysh do të thonin pejonët ‘LuanDën’, u dalë n’gazetë me një arushan gjigant midis këmbëve qysh i jep popullit gajret seksual.

Njana e Ulqinit ish hyp mbi shporet t’rrymës, me çizme t’hinta, po ku s’u habit me ja lshu plloqën e me t’ja rikujtu se nuk reklamohet seksi kur nuk gjjndet mielli me ble.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Gjynahi i Zotit. Çfarë mjerimi.

Me t’ardh inati, meshkujt po sillen më mirë.

Ndoshta pse ne jemi rritë në vuajtje e në luftë, kemi hjek shumë, ne femrat e Kosovës në përgjithësi gjithmonë kemi qenë ma bogolina, si t’shkreta, si t’marrshme, si t’tokës, si, mos vet…

Se jo që s’kemi çka me kallzu.

Ne kujtojmë se në kohë lufte, si kjo, që është Lufta e Tretë Botërore me ‘armikun e padukshëm’, duhet me ulë krytë, m’u lutë, m’i pre ata m.t thonjsh se i sallatove dorëzat medicinale, m’i kombinu tlinat me situatën serioze qysh është, e jo me dalë n’gaçe.

Se s’po ndodh një luftë erotike, por po ndodh lufta për shpëtim, Zoti t’vraftë.

Edhe ato fotot seksi me maska, çikat ‘pela’, të kishin qenë adoleshente thotë njeri, ama…kështu, nuk sheh, madje edhe Kimi ka marrë vendim me pezullu prapanicën deri te një vendim tjetër.

Pastaj të kujtohet Nana Terezë. I shëroi të sëmurit me leprozë, kur të gjithë ua kthyen shpinën e i diskriminuan.

Në vend se me dhënë një kontribut minimal, secili prej nesh, së paku me hesht, këto budallicat mundohen me çu t’deknin, se t’gjallët çutë janë 🤦‍♀️.

P.S. Pak humor, se ku me ditë ku fshehet ilaçi.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!