Vaksinat e koronavirusit që po zhvillohen në Kinë mund të jenë gati për përdorim në publik nga Nëntori, sipas zyrtarëve të Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në vend. Kina ka 4 vaksina të Covid-19 në fazat përfundimtare të provave klinike. Të paktën 3 prej tyre janë ofruar ndaj punëtorëve të shëndetësisë nën një program të përdorimit emergjencë të nisur në Korrik. Provat klinike të fazës së 3-të po ecin mirë dhe vaksinat mund të jenë gati për publikun e përgjithshëm në Nëntor apo Dhjetor, sipas ekspertes së biosigurisë tek Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, Guizhen Wu.

Ajo tha se nuk ka patur ndonjë simptomë anormale në muajt e fundit, pasi ka marrë një vaksinë eksperimentale në muajin Prill dhe nuk dha detaje se kush vaksinë do të jetë gati. Një njësi e gjigantit shtetëror të farmaceutikës Sinopharm dhe kompania Sinovac që listohet në bursat në SHBA, po zhvillojnë 3 vaksinat që ndodhen nën programin e përdorimit emergjencë. Një e katërt po zhvillohet nga CanSino dhe është miratuar për përdorim nga ushtria kineze në Qershor. Sinopharm bëri të ditur në Korrik se vaksina mund të jetë gati për publikun në fund të këtij viti, pas përfundimit të fazës 3 të provave. Prodhuesit botëror të vaksinave po garojnë për të krijuar një injeksion efektiv ndaj virusit, që ka lënë mbi 933,000 persona të vdekur.

Klevis Llaha

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.