Një të ri e zë gjumi teksa dëgjonte muzikë me kufje, u zgjua plotësisht shurdh në njërin vesh.

Sipas mjekëve, thuhet se ai mund të kishte humbur dëgjimin totalisht në të dy veshët. Por për vat të mirë, studenti ka marrë trajtimin në kohën e duhur dhe në këtë mënyrë ka parandaluar pasojat afatgjata të dëgjimit. Ai do të qëndrojë pesë ditë në Spitalin Universitar të Azisë në Taichung City në Tajvan, shkruan “Daily Mail”.

Dr. Tian Huiji, drejtor i Departamentit të Otorinolaringologjisë në spital, i paralajmëroi njerëzit të mos përdorin kufjet kur flenë.

Ju pëlqen!

Ai gjithashtu këshilloi ata që kanë përjetuar probleme të tilla që të kërkojnë ndihmë mjekësore sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të parandalohet dëmtimi i përhershëm.

Eksperti thotë se njerëzit mund të dëgjojnë zhurma të larta gjatë ditës pa pasur pasoja tek veshët, por në gjumë ndodh e kundërta.

Dr Huiji shpjegoi se kur flemë, qarkullimi i gjakut në trup ngadalësohet.

Kjo do të thotë që qelizat në veshët tanë marrin më pak gjak për të ndihmuar në trajtimin e tingujve të lartë – duke rezultuar në shurdhim të papritur. /MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.