Shkencëtarët thonë se bletët mund të trajnohen të nuhasin bombat.

Shkencëtarët nga një laborator i armëve kanë thënë se ata kanë provuar dhe kanë pasur sukses në trajnimin e bletëve për të nuhatur eksplozivët e bombave

Kjo mendohet të përdoret për një të ardhme më të largët për të ruajtur sigurinë shtetërore ose edhe në luftën në Irak.

Ju pëlqen!

Shkencëtarët nga laboratori nacional në Meksikë të re kanë thënë se bletët e mjaltit janë trajnuar të nxjerrin në pah tubin që përdorin për ushqim nga nektari, kur ato nuhasin eksploziv.

Ato arritën në nuhasin eksploziv në makina, rrugë, rripa, bombardues vetëvrasës etj.

Ky trajnim u bë me metodën e kushtëzimit klasik, që është një prej formave më të lehta të trajnimit që përdoret për kafshë shtëpiake në baza ditore.

Kjo metodë e trajnimit përdoret edhe tek fëmijët, për të mësuar ata të bëjnë sjellje të mira.

Pra, ata i ekspozuan bletët ndaj aromës së eksplozivëve, dhe më pas ato u ekspozuan ndaj ujit me sheqer si shpërblim.

Ato u mësuan që pasi të nuhasin eksploziv, ato do të kenë ujë me sheqer, dhe sigurisht kjo është pija e tyre e preferuar.

Sapo nuhasin eksplozivin, ato nxjerrin në pah tubin e ushqimit, sepse përgatiten të ushqehen. Në këtë mënyrë ato do të mësohen të bëjnë këtë reagim sa herë nuhasin eksplozivin.

Ky ekspertimet u zhvillua në një periudhë prej 18 muajve, dhe u bënë kërkime të vazhdueshme për tu siguruar se teoria e tyre ishte e saktë.

Ata janë përpjekur të trajnojnë edhe grerëza, mirëpo bletët e mjaltit shfaqën më shumë potencial.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.