Dritan Goxhaj

Edhe pse jetojmë në kohë moderne, duke qenë të informuar vijimisht për gjithçka ndodh rrethnesh, kjo, falë mjeteve të shumëllojshme të informimit, megjithatë, ka raste që edhe pse e ke parë adëgjuar një ngjarje a rrethanë më herët, të ndodh sikur po e sheh ose e dëgjon për herë të parë. Enjëjtja ndjesi më ndodhi edhe kur pashë turin e Kryetarit të PD, z.Lulëzim Basha këto ditë korriku nëKosovë. Më afronte ngjashëm me diçka të parë e dëgjuar më herët.

Fillova t’i thërras kujtesës, derisanë një portal pashë krahasimin që një anonim e bënte midis maskave mbrojtëse të Edi Ramës eLulëzim Bashës. Atë moment m’u kujtua që vizita e Bashës në Kosovë i ngjasonte si dy pika uji asajtë z.Ram disa ditë para se Hashimi të udhëtonte drejt prokurorisë speciale në Hagë.

Ju pëlqen!

Në të dy rastet e gjithë vizita ngjante se ishte stisur vetëm për t’i bërë një qokë Hashimit, tëcilit po i nevojiten tashti vizita nga personalitete politike shqiptare, duke e parë se e kanë abandonuartë gjithë të tjerët, qofshin këta vendas apo të huaj. Kjo vizitë duket si e kërkuar nga PDK e bërë prejdisa drejtues të saj, me në krye Xhavit Halitin, përmes një vizite në selinë e PD në Tiranë, pikërishtditën që Hashimi u paraqit në Hagë.

Edhe nga përmbajtja kjo vizitë ishte identike me atë të Ramës, ku në tërësi u fol e u përfol se Gjykata Speciale është për t’i ulur vlerat Luftës Çlirimtare të Kosovës. Ky është një paradoks, pasi vlerat apo antivlerat historike të çfarëdo lufte, nuk janë kurrë objek të institucioneve të drejtësisë, por të institucioneve të jera shkencore. Prokuroria e Gjykatës Speciale ka për detyrë veçse të kontrollojë nëse janë zbatuar me përpikmëri ligjet e luftës nga komandatët dhe drejtuesit e formacioneve të UCK-së, ndërsa Gjykatat Speciale e ngritur me Vendim të Kuvenit të Kosovës, si çdo lloj gjykate, është për dhënien e drejtësisë, duke shqyrtuar dhe zgjidhur çështjet gjyqësore penale të paraqitura në atë prokurori si për z.Thaçi edhe për shumë drejtues a individë të tjerë të formacioneve të UCK-së. Por, tëmos harrojmë, se këto akuza janë denoncuar prej Komisionit të LDK-së për “hulumtimin e krimeve tëluftës”, i ngritur menjëherë pas përfundimit të luftës, qysh në mbledhjen e parë të Kryesisë së LDK-së të mbajtur më 05 Korrik 1999, ku Eqrem Kryeziu, në cilësinë e kryetarit, propozon: “Propozoj që të rihapen zyrat e LDK’së në të gjitha qendrat për hulumtimin e krimeve të kryera nga serbët por edheUÇK-ja“. Por, për ta maskuar autorësinë e këtyre raportimeve dhe për ta vënë në gjumë z.Thaçi dhe tëtjerët, LDK-ja e bëri atë President. Dhe, nuk duhet të jetë e vërtetë, se këto akuza janë sipas raportit të Dik Marty, ndryshe Dik Marty do të ishte thirrur nga kjo prokurori si dëshmitar i palës akuzuese.

Prandaj deklarata e z.Lulëzim Basha, që është bërë identike si ajo e Ramës: ”Për sa i përket aktakuzësndaj Presidentit Thaçi, shpreha bindjen time se luftën e UÇK-së nuk mund ta përbaltë askush.”, nuk përkon me detyrat e organeve të drejtësisë, pasi nuk kemi akuzë për UCK-në. Njëkohësishtë duhet ta kemi edhe një të qartë tjetër, se është e pamundur që të akuzosh në prokurori dhe të hedhësh në gjyq një ushtri të tërë; kjo nuk ka ndodhur as edhe në Gjykatën e Nurenbergut për ushtrinë hitleriane; nuk kemi dëgjuar se është gjykuar ushtyria e Hitlerit, por Hitleri dhe drejtuesit e tjerë të lartë të atij shteti si dhe persona të veçantë komandues që kanë bërë krime duke zbatuar urdhërat e tyre.<Prandaj, si Basha edhe Rama gabohen që e identifikojnë UҪK-në me Hashim Thacin. Lulëzim Basha, duke u munduar të dallojë sadopak nga Rama, legjitimitoi veprimtarinë 20 vjeçare të PRONTO-s profitere të themeluar nga Thaçi menjëherë pas lufte, duke deklaruar:”

Shprehambështetje totale të PD dhe opozitës për të gjitha qëndrimet e krerëve të institucioneve politike në
Kosovë për ata që sakrifikuan 22 vite për lirinë e Kosovës e që u duhet të vazhdojnë të sakrifikojnë në plan personal për të siguruar vazhdimësine e fruteve të lirisë në vecanti për presidenti Thaci dhebashkëpunëtorët e tij”.Më vjen vërtet keq që z.Basha ka rënë në këtë kurth. E quaj kurth sepse nuk dua ta besoj që eka bërë me vetëdije të plotë këtë deklaratë, duke qënë se të paktën e njeh Kosovën shumë më mirë segjithë politikanët e tjerë të shtetit amë, përfshi këtu edhe Ramën, pasi ka punuar e jetuar në Kosovëpër një periudhe goxha të gjatë: 1999 – 2005.

E pyesim z.Luli: A mund të quhet sakrificë pasurimi iThaçit me bashkëpunëtorë dhe shaktërrimi që i kanë bërë ekonomisë në Kosovë? A mund të quhetsakrificë prej atdhetari nga krerët e institucioneve politike në Kosovës, politika e zbatuar prej tyre këta20 vite të pas luftës, duke bërë që të largohen mbi 500 mijë qytetarëve nga Kosova? A mund të quhet,z.Basha, sakrificë prej krerëve të institucioneve politike në Kosovës coptimi territorial i Kosovës prejtyre me nisma të z. Thaçi? A mund të quhet, z.Basha, sakrificë prej krerëve të institucioneve politikenë Kosovë me nisma të z. Thaçi krijimi i minishtetit serb në Kosovë, të ashtuquajtur ”Zajednica”? Amund të quhet sakrificë këmbëngulja e z.Thaçi për themelimin e kësaj Gjykate Sopeciale monoetnikekundër individëve të caktuar të UCK-së, të akuzuar nga LDK për të cilën po shkoni dhe e gushëlloniz.Thaçi? Këto pyetje, të bazuara në fakte, tregojnë se të tilla ”sakrifica” për atdheun i bëjnë vetëmata individë që nuk kanë shkallë të lartë përgjegjshmërie dhe morali vetjak. Por, më së shumti do të doja të ndalesha pikërisht te falja e territoreve dhe te coptimi iKosovës prej krerëve të institucioneve politike në Kosovë, pasi në këtë vizitë Z.Basha deklaroi, seShqipëria do e mbështesi Kosovën, por nuk do të jetë faktor në bisedimet e sajë me Sërbinë(!!!)Ç’është kjo deklaratë?!Jam më se i bindur që kjo deklaratë e zotit Basha i është këshilluar prej shoqëruesit të tij nëkëtë tur ”patriotik”, nga z.Besnik Mustafaraj. Këtë lloj braktisjeje të Kosovës nga shteti amëz.Mustafaraj e ka shprehur edhe kur ka qenë Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, i cili pat thënë:”Shqipëria nuk mund të jetë faktor por thjesht aktor në çështje të Kosovë”. Më vjen sinqerisht keq që Z.Basha ka rënë pre e kësaj ideje Serbe, e cila e sheh Shqipërinëthjesht si vend fqinj me Kosovën e jo si shteti amë dhe pronar i ligjshëm i territorit që quhet Dardani,por serbët e qëllimisht e kanë quajtur serbisht ”Kosovo” (fusha mëllënjave). Nuk u falet të mos e edini, z.Basha, se Shqipëria në kohën e Lidhjes së Prizërenit dhe të Kongresit të Berlinit, posedonte njëterritor kompakt të banuar me shumicë absolute shqiptare prej 75 mijë km2. Ndërsa në pragun eshpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ajo ishte 58 mijë km2 të banuar me shumicë absolute shqiptare,në të cilën përfshihej Shqipëria, Kosova, Kosova Lindore the territoret në Mal të Zi, Maqedoni dheGreqi. Në këtë aspekt, shteti amë, (Republika e Shqipërisë), e ka për detyrë kombëtare të jetëaktor dhe faktor në çfarëdo lloj çështje që ka të bëjë me tërësinë territoriale të Kosovës , pasi,sikundër thamë, Kosova bën pjesë në tërësinë territoriale të shtetit Shqiptar të shpallur më 1912, porqë iu muar padrejtësisht me një vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në 17 Dhjetor1912. Konferencë kjo që shteti Shqiptar kurrë nuk e ka njohur dhe asnjëherë në gjithë ekzistencën etija nuk e ka ratifikuar.

Ndaj i dashur Lulzim, duhet të korrigjoheni, se shteti amë nuk mund të qëndronte spektator askur LDK-ja ngrinte Komisione për të akuzuar si kriminelë drejtues të ndryshëm të UCK-së; as kurThaçi me bashkëpunëtorë të tjerë i falin Maqedonisë 2500 ha tokë të gjithë shqiptarëve; as kur Thaçime PDK, LDK e AAK i falën Malit të Zi 8200 ha tokë të Shqipërisë; as kur Thaçi me bashkëpunëtorë
tentojnë t’i falin Sërbisë 15% të trojeve të Shqipërisë në Kosovë gjatë bisedimeve me Serbinë; as kurThaçi dhe bashkëpunëtorët e tij kur duan të krijojnë minishtetin serbë në Kosovë të ashtuquajturën”Zajednica”; as kur Thaçi me bashkëpunëtorë tentojnë t’i bëjnë gjithë territoret shqiptare pjesë tëJugosllavisë së Re (minishengeni), pasi kjo vepër e tyre në gjuhën shqipe quhet tradhëti e jo sakrificë.Më vjen shumë keq i dashur Lulzim, që ratë në kurthin e atyre që politikën e kanë reduktuar në njëmjeshtëri për dallavere e për pazare antikombëtare, për të mbetur në pushtet, pasi ky ka qënë ështëdho do të mbesi qëllimi i vetëm i tyre.

Më vjen keq i dashur Lulzim, që harxhuat një qokë ndaj njënjeriu që po do ta kthejë veten në mit, si babai i Republikës së Kosovës, duke thënë: ”nuk guxon kushta rishkrujajë historinë e Kosovës dhe të UҪK-së”, me të cilën kërkon t’i thotë kombit se gjoja ështëai gjeniu që e shpërtheu Luftën Clirimtare në Kosovë, që themeloi më pas UCK-në dhe se i udhëhoqiato, kur dihet se për atë luftë e atë ushtri themeluese dhe udhëheqëse ka qenë Lëvizja Popullorë përKosovën, ndërkohë që Shtabi i Përgjithshëm dhe Drejtoria e tij Politike janë vetëkrijuar në 10 Qershor1998 , që do të thotë 7 (shtatë) muaj më pas nga shërthimi asaj lufte dhe krijimi i asaj ushtrie, ( Shih”Kthesa e madhe”,2006, f.90, me autor Jakup Krasniqi). Nëse do të pranojmë se është SHP i UCK-së ai qëshpërtheu atë luftë çlirimtare si dhe krijoi UCK-në, sikundër shprehet Thaçi, atëhere duhet tëmohojmë ekzistencën e Betejës së Jasharajve dhe vetë Adem Jasharin, ngjarje, e cila pat ndodhur 3(tre) muaj më herët se të krijohej ai SHP dhe ajo Drejtori Politike e tij. Zoti Basha, vetëm e vërtetahistorike është udhërrëfyese dhe jo mitet e rremë.

Tiranë, 22 korrik 2020

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.