Petro Nini Luarasi u lind më 22 prill të vitit 1865, në Luaras të Kolonjës, për të mos u ndarë më nga jeta, pasi siç tha edhe vetë, ia ruajtëm gjakun për të shkruar gjuhën shqipe.

Më 1911-n, Petro Nini Luarasi, do të shkruante në greqisht e shqip veprën e tij më të njohur “Mallkimi i shkronjave shqipe”, ku do të theksonte se besimi ruhet në gjuhën amëtare:

“E vërteta bën fenë, dhe jo feja të vërtetën…, ta dashurojmë dhe ta përparojmë gjuhën dhe kombin tonë, si të vetmen rrugë dhe shpëtim që na besoi Perëndia për provë të vlerës sonë midis kombeve të tjerë. Kush është frikacak kundrejt së drejtës bëhet tradhtar i mëmëdheut dhe i vetes së tij”

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!