Zyrtarët e Federatës Europiane të Futbollit, ndërhynë në koreografinë e Tifozave Kuq e Zi, duke hequr nga tribunat fotografinë e heroit të luftës çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit.

Humbja me Anglinë është shoqëruar me zemërimin për ngjarjen e papranueshme të UEFA-s.

Zyrtarët e Federatës Europiane të Futbollit, ndërhynë në koreografinë e Tifozave Kuq e Zi, duke hequr nga tribunat fotografinë e heroit të luftës çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit.

Ju pëlqen!

Në fotografinë e publikuar pak orë përpara ndeshjes nga grupimi i tifozëve të Kombëtares, dukej koreografia e miratuar nga UEFA, forcat e sigurisë dhe policia. Aty shfaqeshin disa prej figurave me të cilat Shqipëria krenohet, nga të gjitha trevat e saj. Duke nisur nga Aleksandri i Madh, për të vijuar me Pirron e Epirit, Ded Gjo Lulin, Skënderbeun dhe Adem Jasharin.

Në kohën kur prezenca fizike në stadium nuk është e lejuar, përfaqësimi i të gjithë shqiptarëve shoqërohej me parullën “Me sytë dhe zemrën te ju”. Por, ndërsa “drita jeshile” ishte dhënë, e papritura ndodhi përpara nisjes së ndeshjes, kur skuadrat mbërritën në stadium.

Fotografia e Adem Jasharit ishte hequr nga tribunat me urdhër të zyrtarëve të UEFA-s. Tifozat Kuq e Zi reaguan, duke shprehur indinjatën e tyre.

“Edhe pse ne nuk ishim në shkallët e stadiumit, ajo që ndodhi ditën e djeshme me fshehjen e Bacës Adem ishte një ngjarje e shëmtuar. Luftërat kanë mbaruar dhe ne jemi për paqe, por mesa duket lobimi serb ka punuar aq fort në UEFA sa për ta larguar tmerrin e tyre, Adem Jasharin nga stadiumi. Ai është ende gjallë dhe mes nesh, kështu që do e keni sërish në çdo ndeshje e stadium, doni apo s’doni ju”, thuhej në reagimin e grupimit të organizuar të Kombëtares.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.