Të dhënat e fundit paraprake të publikuara nga AESO, Zyra Europiane e Mbështetjes së Azilit bëjnë të ditur se në 6 muajt e parë të vitit kishte 10,439 kërkesa për azil për herë të parë nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kërkesat për azil janë rritur ndjeshëm me 29.3%.

Në raport me vendet e tjera të Ballkanit, shqiptarët mbajnë rekord në dëshirën për të ikur. Vetëm në qershor kishte gjithsej nga Shqipëria 1,787 aplikime. Nga Serbia kishte 352 aplikime në total, nga Maqedonia e Veriut 192, nga Bosnja 122, nga Kosova 273 dhe nga Mali i Zi kishte vetëm 19 aplikime.

Në qershor, nga 1700 vendime për herë të parë që u morën për aplikimet e shqiptarëve, 94% ishin negative, një nga normat më të larta të refuzimeve në botë. Në mënyrë të ngjashme, qytetarët nga Iraku, Kolumbia, Pakistani, Shqipëria, Turqia, Nigeria dhe Irani gjithashtu paraqitën një numër të konsiderueshëm aplikimesh. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]