Glauk Konjufca ka folur për deklaratat e më hershme të kryetarit të VV-së, Albin Kurti i cili në disa raste kërkonte shkuarjen e ish presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

“Kurti gjithmonë e ka mbrojtur UÇK-në. Edhe kur debatonte me Hashim Thaçin, Albin Kurti e mbronte UÇK-në. E kur ish presidenti e arsyetonte themelimin e Gjykatës Speciale, ai thoshte se këtë po e bën që të pastrohemi dhe se në një far forme nuk kemi qarë pa e bërë, sepse këtë do ta bënte OKB-ja”, ka thënë Konjufca në emisionin “Debat” të RTK-së.

Ai tutje tha se ish presidenti Thaçi ka bërë gabim kur ka insistuar në krijimin e Gjykatës Speciale.

Ju pëlqen!

“Krejt kjo u bë në emër të negociatave me Serbinë. Kjo na ka kushtuar shumë, sepse Serbia ndjehej komode dhe Vuçiqi për një moment e përmirësoi imazhin. Vuçiqit ish dashur t’i thuhej se ishte ministër i Millosheviqit dhe ai ka përgjegjësi penale për gjenocidin në Kosovë. Paramendoje, pika 22 e aktakuzës thotë se ka ndodhur një krim në Rahovec në vitin 1998. E unë e kam lexuar vet si 16 vjeçar se çfarë ka ndodhur në masakrën e Rahovecit. Rruga kryesore ka qenë e mbushur më shqiptarë të vrarë, e gjithë rruga. E aktakuza thotë se janë rrembyer disa serbë dhe nuk dihet për fatin e tyre”, ka thënë Konjufca.

Konjufca më pas tha se ata nuk e kanë bërë debatin me Thaçin për kohën kur ai ishte në UÇK-në.

“Ne kemi bërë debat me Thaçin për keqqeverisje, korrupsion, e jo për atë që ka bërë në luftë. Ne ketë dallim gjithmonë e kemi bërë, sepse në formacione të njëjta kanë qenë Fehmi Lladrovci, por para së gjithash Adem Jasharin. VV-ja është vendosur kombëtarisht kundër Gjykatës Speciale, kundër themelimit të saj. VV-në nuk mundesh ta akuzohesh dhe t’i hysh në hak në themelimin e Speciales si masë për eliminimin e Thaçit dhe Veselit politikisht”, tha Konjufca.

Ai tutje tha se ka disa në Kosovë që i janë gëzuar shkuarjes në Hagë të Thaçit dhe Veselit.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.